Përkrahësit e ISIS kanë festuar për shkatërrimin nga zjarri të katedrales 850 vjeçare, Notre Dame në Paris disa ditë përpara Pashkëve.
Në rrjetet sociale ata kanë postuar një poster ku dallohet Katedralja e Notre Dame në flakë, dhe e shkruar në arabisht “Paçi një ditë të mbarë”.
Gjithashtu fotoja e publikuar shoqërohej edhe me mesazhin: “Është dita për t’i thënë lamtumirë këtij tempulli”.





