Në fjalën e tij gjatë konferencës "Smart City Solution", kryebashkiaku Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas përplasjes së ish-deputetëve të opozitës me policinë te Bregu i Lumit, ku do të ndërtohet pjesa e fundit të Bulevardit të Ri.
Veliaj tha se fëmijë teveqelë e të llastuar dhe të fortësh të politikës shqiptarë po mundohen t'i bëjnë rezistencë ndryshimit por ndryshimi do vijë sipas tij.
"Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet për tek piazza e fundit e Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e të llastuar politikanësh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Edhe i paevitueshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne që e kemi në dorë, sesa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër".





