Të arrestuarit për protestën e 13 prillit të opozitës kanë dalë sot në gjykatë për masën e sigurisë e cila ka vendosur të lërë në burg vetëm 3 nga 37 prej tyre.
Për 2 qytetarë vendosi "arrest shtëpie" dhe 32 të tjerët "detyrim paraqitje". Gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest në burg" për shtetasit Armando Gecaj, Edmond Bushin dhe Eneid Gjatën.
Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi tha se asnjë prej 3 të arrestuarve që u mbajt sot në burg nuk ka kryer asnjë akt dhune në protestën e të shtunës.
"Asnjë prej 3 të arrestuarve që u mbajt sot në burg me urdhër politik të Edi Ramës nuk ka kryer asnjë akt dhunë gjatë protestës së 13 prillit, si dhe asnjë prej të shoqëruarve të tjerë. Prokuroia kërkoi mbajtjen në arrest të 16 të arrestuarve, kurse Gjykata konstatoi se nuk kas një provë që mund të qëndrojnë ata në burg. Ata janë të burgosur politik pasi janë mbështetës të PD-së. Edi Rama është duke vendosur një tjetër damke Shqipërisë është në ditët e fundit të tij. Deri tani protestuesit kanë qenë paqësorë, po nëse do dhunohen, do ti kthehet dhuna mbrapsht.200 qytetarët që shoqërohen janë mbi 10 të burgosur politik me urdhër të Edi Ramës. Dhe me 10 të tjerë të shpallur në kërkim apo të proceduar penalisht. Koha kur shqiptarët frikësohëshin me burgim politik ka mbaruar."





