Ish-ministri Ylli Manjani, ka komentuar kapjen e 91.25 kg kokainë në portin e Maltës në tre kontejnerë, ku dy prej tyre dyshohej se kishin destinacion Durrësin.
Në një postim në Facebook, Manjani thotë se trafiku i drogës vazhdon dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen pavarësisht deklaratave propaganduese të qeverisë.
“Importi” i sasive të tilla të kokainës, thotë Manjani, nuk bëhet pa garanci shtetërore.





