Lideri demokrat Lulzim Basha thotë se opozita e ka bërë zgjedhjen e saj dhe do të qëndrojë në krah të qytetarëve. Në një postim në "Facebook", Basha shprehet se do të luftojë këtë "qeveri bandë", që është kapur duke vjedhur në zgjedhje.

"Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet"!

Reagimi i kryedemokratit Basha vjen dy ditë pas protestës kombëtare në Tiranë të opozitës së bashkuar, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.