Pasi Policia e Shtetit njoftoi se janë arrestuar 37 persona dhe proceduar 61 të tjerë për protestën e djeshme të opozitës, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Teksa publikon komunikimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se strukturat e Policisë treguan nivel të lartë dhe aftësi profesionale duke mos toleruar aktet e dhunshme në protestë, Rama shkruan në Facebook:

"Policia e Shtetit dha dje një tjetër shembull kuptimplotë dinjiteti në krye të detyrës, ndërsa dhunuesit e saj një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar i denjë i kësaj republike – Komunikim publik i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi"