Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës Kombëtare. Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit do të mblidhen rreth godinës së Këshillit të Ministrave në orën 18:00, për të kërkuar largimin e Kryeministrit.

Edhe sot shefi i qeverisë nuk do të jetë në Tiranë, por është nisur jashtë shtetit për një vizitë tjetër zyrtare.  Për të parandaluar incidente të mundshme, godina e Këshillit të Ministrave, prej më shumë se 24 orësh është blinduar me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës.

Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit.