Një 55-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është hedhur nga kati i gjashtë i spitalit të Camposapiero, të Italisë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sikurse raportojnë mediat vendase ngjarja është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme.
Bëhet e ditur se viktima kishte disa ditë që ishte shtruar në spital, por ndonëse policia vijon hetimitn e ngjarjes ende nuk ka të dhëna konkrete se çfarë mund ta ketë detyruar 55-vjeçarin në ndërmarrjen e këtij akti ekstrem.





