Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar vendimin për futjen e Ushtrisë në mbrojtje të sigurisë aeroportuale në Rinas, si reagim pas supergrabitjes së ndodhur në pistë, ku autorët morën miliona euro në barkun e avionit mbushur me pasagjerë.
Manjani ka kujtuar deklaratën e bërë në kohën kur drejtonte insitucionin e Drejtësisë dhe kërkoi futjen e ushtrisë, për të luftuar fenomenin e kanabisit në vend, teksa shkruan në Facebook:
"Unë vërtetë thashë njëherë të përdorim Ushtrinë, por e kisha për t’i shpallur luftë krimit, jo Kinës…"





