Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Ai është marrë në paraburgim në një stacion qendror të policisë në Londër ku do të qëndrojë deri sa të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit.
Policia ka zbatuar urdhrin në emër të Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit, dhe u ftua në ambasadën e Ekuadorit në Londër nga ambasadori, pas tërheqjes së azilit nga qeveria e këtij vendi.





