Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë vendosur para parlamentit me pankarta e banderola kundër qeverisë, teksa po zhvillohet seanca parlamentare.

Nuk mungonte edhe një stendë me mbishkrimin “parlamenti i krimit”, ku të rinjtë “shisnin” mandate.

“Një mandat 300 mijë euro, hajde mandate. Tre mandate 1 mln euro! Hajde mandate se u mbush, hajde mandate se u mbush parlamenti”, thërrisnin të rinjtë e FRPD-së.

Sot janë betuar tre deputetët e rinj në parlament nga listat e PD-së: Korab Lita, Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi në Dibër, duke e çuar në 102 numrin e ligjvënësve në Kuvend.