Opozitës në Kuvendin e Shqipërisë i janë shtuar sot edhe tre deputetë të rinj.
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, kanë bërë betimin tre deputetë, që më parë morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga lista shumëemërore e PD-së.
Sot u betuan deputetër Korab Lita, Arlind Cacani dhe Halim Jakimi. Betimi i tyre është shoqëruar me duartrokitje nga deputetët e shumicës në Kuvend.





