Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka deklaruar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian se reforma elektorale mund të bëhet edhe në kushtet aktuale ku ndodhet Parlamenti.

Fleckenstein thote se ishte i kënaqur që edhe zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Mathew Palmer ishte në një linjë me qëndrimin e shprehur më herët nga Bashkimi Europian.

"Ne sikurse e dimë reforma në drejtësi është e rëndëssishme sepse përbën bazën për të gjitha reformat e tjera. Deklarata ime do jetë mjaft e kujdesshem sepse nuk dua të nixs më tej situatën e tensionuar në Tiranë. Unë tashmë kam shrehur mendimin tim për atë që po ndodh. Jam vërtetë i lumtur që të mësoj që dhe zëvëndës sektretari i SHBA ka të njëjtin mendim me ne në BE. Për ketë arsye jam i kënqur që Këshilli Kombëtar po vijon punën e tij, sepse kjo përkthehet në sinjale pozitive. Duke pasur parasysh edhe një qeveri funksionale e cila është mjaft e nevojshme, gjë që është konstatuar, jam optimist përsa i përket ecurisë. Por ajo që ne biem dakord, dyert tona janë të hapura si për Qeverinë, Parlamentin dhe Partinë Demokratike. Dhe ju e dini më mirë se si të gjeni një zgjedhje më të mirë dhe reforma elektorale mund të bëhet edhe në këto kushte ku jemi sot. Për këtë arsye uroj të kemi nëj dikustim sa më të mirë dhe sa më të dobishëm. Ne mund t'ju ndihmojmë dhe do t'i mbështesim të ecim përpara sa më shpejt", deklaroi Fleckeshtein.