Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer.
Në një postim në faqen e tij zyrtare rreth këtij takimi, Kreu i Shtetit e cilëson si të vështirë situatën politike në vend, temë mbi të cilën ai ka diskutuar me zyrtarin amerikan.
Postimi i plotë i kreut të shtetit
Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.
Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve.





