Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, e ka quajtur barbari dhe kafshëri sjelljen e policisë me banorët e Bregut të Lumit të cilët po protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.

Balliu shkruan në Facebook, se një gruaje të shoqërur në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën, ndërsa është përdorur gaz lotsjellës brenda shtëpive të qytetarëve, sipas tij.

POSTIMI I PLOTË

BARBËRI DHE KAFSHËRI PUSHTUESI

Edvin Rama po kryen akte barbare ndaj banorëve të Bulevardit të Ri.

Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve.

Dhunë barbare prej pushtuesi. Disa qytetarë janë shoqëruar në Komisariatin 4 dhe janë dhunuar barbarisht. Një gruaje të shoqërur në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën. 

Akte prej banditësh ndaj qytetarëve të këtij vendi.