Lideri demokrat Lulzim Basha vijon takimet me strukturat dhe qytetarët, për aksionin e opozitës dhe protestat për largimin e qeverisë Rama.
Në orën 12:30 Basha pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar, ish-deputetët dhe strukturat organizative.
Mbledhja do të zhvillohet në selinë e PD-së dhe në qendër të diskutimit do të jetë organizimi i protestës së 13 prillit.





