Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka arritur kuotën e 200 golave në kampionatin gjerman. Polaku ka realizuar deri më tani 200 gola në Bundesliga duke u bërë lojtari i parë jo-gjerman që arrin diçka të tillë.
Me dy golat e shënuara në fitoren 5-0 të Bayernit ndaj Borussia Dortmundit, Lewa tashmë ka 201 gola në Bundesliga.30-vjeçari i ka shënuar 74 gola me fanellën e Dortmundit, ndërsa 127 me Bayern.
Polaku është i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Bundesligas, ku para tij janë Gerd Muller, Klaus Fischer, Jupp Heynckes dhe Manfred Burgsmuller.





