Monika Kryemadhi, e ftuar në një emision politik, tha sonte se Rama është shumë i mirë për të qenë menaxher për të zbukuruar fasadat.
"Me përjashtim të Majkos dhe Braçes në qeveri nuk ka asnjë socialist. Kemi bashkëpunuar me Ramën, në tre fushata, në një që nuk isha, në 2011-n ai humbi. Rama është shumë i mirë për të qenë menaxher për të zbukuruar fasadat, por politikisht është arrogant dhe kriminal", tha ajo.





