Një këmbësor i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që është regjistruar rreth një orë më parë në rrugën e Gjirit të Lalzit.
Policia e Durrësit informon se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Radë.
Shtetasi E.Q.,37 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin këmbësor S.D., 87 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.





