Reshjet e shiut këtë pasdite kanë shkaktuar një aksident në Durrës, konkretisht pranë bashkisë së qytetit. Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Fillimisht një makinë për shkak të rreshkitjes është aksidentuar me një motor. Mësohet se më në më pak se një minutë, një automjet tip “Porche” është përplasur me makinën e cila goditi motorin dhe është larguar nga vendngjarja.

Nuk është hera e parë që ndodhin aksidente në këtë kthesë në hyrje të Rrugës Tregtare, sidomos në ditë me shi, ku për shkak të shpejtësisë makinat rrëshkasin dhe përplasen me bllokun e betonit.