Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve filmike ku ish-deputeti demokrat, Luciano Boçi, merret zvarrë nga policia dhe më pas shoqërohet në komisariat gjatë protestës së sotme në Cërrik kundër vizitës së kryeministrit Rama në këtë qytet.
Në reagim PD shkruan: ‘Ndalohet ish-deputeti Luciano Boci në menyrën më barbare. Reagimi dhe trajtimi nga forcat e rendit karakterizohet nga dhuna me në krye Bashkëpuntorin e Alizotit, Nendrejtorin e policisë së Elbasanit Berti Nushi. Ish-drejtori i Policisë së Fierit ka shfaqur një sjellje barbare të karakterizuar në të gjitha format e dhunës dhe kjo është figura më e keqe për një shtet denokratik që ne duam me zemër”.





