Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka kujtuar 10-vjetorin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit që Shqipëria ka nënshkruar me BE-në.

Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se Shqipëria ka bërë progres në këto 10 vite por ka ende për të bërë ndërsa vlerëson se është me rëndësi sundimi i ligjit në vendin tonë.

"10 vjet më parë, më datë 1 prill 2009  hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe Shqipëria filloi zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Në këto dhjetë vjet, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në shumë fusha. Ende ka shumë sfida, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të çuar më tej vendin, edhe në pikëpamjen e vendimit që do të merret në qershor".