Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka shijuar një fundjavë në bregdet së bashku me qenin e saj që e ka të pandashëm gjatë shëtitjeve të saj.

Edhe pse e shkëputur nga jeta aktive politike, ish-deputetja demokrate Topalli nuk është indiferente ndaj zhvillimeve të politikës së ditës.

Në një postim në Instagram,Topalli kahason kafshët me maskat e politikanëve dhe thotë se zgjedhja midis tyre është e thjeshtë.

"Victor Hugo pyeste: "Nëse shikon në sytë e një qeni, si mund të dyshosh se, ai nuk ka shpirt?”. … dhe pastaj, kur shikon maskën e disa politikanëve… zgjedhja është e thjeshtë", shkruan Topalli.