Gjatë vizitës së tij të sotme në Golem, kryeministri Edi Rama gjeti kohë të sulmonte edhe kryebashkiakun demokrat të Kavajës, Isa Sakja, duke e akuzuar si një individ që nuk ka vizion tjetër për zhvillimin e qytetit veçse ndërtimit të pallateve.

Gjatë vizitës në shkollën profesionale me profil bujqësor në Golem, të rikonstruktuar me një buxhet prej 250 milionë Lekësh Rama, u informua për gjendjen e konvikteve që janë varësi të Bashkisë së Kavajës dhe që nuk kanë njohur asnjë investim, ndaj ai kërkon ndryshim të kësaj kompetence dhe merr përsipër ndërhyrjen.

“Ai është pallatexhi. Të bëhet një projekt për konviktet dhe bëjmë konviktin si pjesë e shkollës dhe t’ia lëmë shkollës, ose të gjejmë një formë administrimi se Bashkia këtu nuk ka ndërmend të bëjë as konvikte as shkolla. Bashkia këtu ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë. Ndërkohë bëni projektin ose në qoftë se e keni çuar në Bashki ta merrni mbrapsht. Ta bashkojmë shkollën me konviktin dhe të gjithë këtë ta bëjmë si kampus për nxënësit”.  

Lidhur me deklaratat e Ramës ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi i kujton Ramës se, ndërtimi i pallateve, kudo dhe pa asnjë kritet, ka qenë filozofia e tij politike.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ai qe ndertimin e pallateve, kudo dhe pa asnje kriter, e beri filozofi te qeverisjes se tij lokale, ai qe permes pallateve qe mbolli kudo dhe me haracin e tyre mori partine, sot sulmoi me shpifje te uleta Bashkine e Kavajes. Me modelin tjeter te qeverisjes lokale ne krah, me Vangjush Dakon qe per pallate nuk kursen as trashegimine e qytetit, ne vend te ofrimit te zgjidhjes per mijera te papunet ne Kavaje, zgjodhi kercenimin dhe shantazhin ndaj Kryetarit te Bashkise Kavaje.

Meqe jemi tek prokuroria, beju thirrje te kalojne njehere nga Durresi i Gjushit, pastaj nga Kullat e parave te pista ne Tirane, pastaj tek Qazimi ne Elbasan dhe me rradhe tek te gjithe modelet e tua te qeverisjes kriminale lokale.

Koha ku ti urdheroje se kush bande do marre lejen e radhes se ndertimit ne Kavaje, ka perfunduar! E di qe je i zhgenjyer per kete. Mesohu, se shpejti kete mundesi sdo ta kesh ne gjithe Shqiperine.