Demokratët në Durrës e kanë lënë vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak në dorë të së majtës. Ndërsa kanë bojkotuar këtë këshill, Shkëlqim Fortuzi, një prej zërave në të fortë të demokratëve, tha në një prononcim për Durrëslajm tha se do të jetë populli durrsak që do të ndëshkojë kryetarin e bashkisë që vendosi rritjen e çmimit të biletës së mjeteve të transportit publik.
Fortuzi argumentoi edhe mungesën e debatit në Këshill duke thënë se LSI ishte bërë palë me PS-në në mbledhje e për këtë arsye demokratët e panë të arsyeshme të mos merrnin pjesë në mbledhje.
Rritja e çmimit të biletës nga 30 në 40 lekë pritet të rëndojë shtresat vulnerable dhe më të varfrit e qytetit, që udhëtojnë me mjete të transportit publik.
Por edhe qytetarët e Durrësit që përdorin shërbimin urban nuk janë pajtuar aspak me rritjen e çmimit të biletave nga 30 në 40 lekë për çdo udhëtim që kryejnë.
Bileta e shërbimit u rrit me 10 lekë në mbledhjen e 11 Marsit të Këshillit Bashkiak, opozita bojkotoi, ndërsa këshilltarët e PS-së dhe një pjesë e këshilltarëve të LSI-së miratuan propozimin e bashkisë.
Rritja e biletës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve privatë në qytetin bregdetar me argumentin se nuk mbulojnë dot kostot.
Bashkia e Durrësit nga ana tjetër thotë se rritja e çmimit do të ketë efekte në përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë në linjat e transportit urban në qytetin bregdetar!





