Kur na ndajnë më pak se 4 orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës në Durrës, që pritet të mbahet në orën 17.30, kreu i degës lokale Ferdinand Xhaferaj i fton edhe njëherë demokratët të marrin pjesë.

“Ne jemi OPOZITA qe sot ne oren 17:30 duke u mbledhur perpara Bashkise do te tregojme qe jemi shumica. Kjo eshte plotesisht e realizueshme me aktivizmin tone energjik. Sa me shume njoftime te miqt tuaj dhe te te gjith ata qe jane kunder kesaj Qeverie te bere njesh me krimin. Faleminderit PD dega Durres”,– shkruan Xhaferaj në rrjete sociale.