Një 18-vjeçar ka humbur jetën në hidrocentralin e Tamarës në Shkodër. Rastin e denoncon ish-kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit ngjarja është mbajtur e fshehur nga autoritetet lokale.

Dy mesazhe të publikuara nga Berisha, tregojnë se i riu Sebastjan Bujaj ka humbur jetën pak ditë më parë, ndërsa theksohet se ngjarja është mbajtur e fshehtë nga familjarët, pasi kanë frikë.

Sipas denoncimit që ka publikuar Berisha, thuhet se i riu punonte për 150 mijë lekë në turbinat e Hidrocentralit. Policia e Shkodrës nuk ka dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen.