Sipas ish-deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku bizneset e ndershme në vend po rrezikohen nga aktivitetet e paligjshme që ngrihen nga pastrimi të parave të pista.

Tabaku shkruan në një postim në Facebook se edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur si shqetësim real për ekonominë shqiptare pastrimin e parave të pista.

POSTIMI I PLOTË

Pastrimi parave pengon zhvillimin e biznesit te ndershem!

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit theksoi dhe njëherë atë që Partia Demokratike ka ngritur si shqetesim real per ekonominë, pastrimin e parave. DASH thote e zeza mbi te bardhe se:

1. Shqipëria nuk ka kryer asnjë progres cilësor drejt luftës apo minimizimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare gjatë 2018. Shqipëria mbetet një vend vulnerabël sa i takon pastrimit të parave dhe korrupsionit, rritjes së grupeve të mirëstruktuara kriminale me flukse të larta financiare që qarkullojnë nga jashtë në formën e remitancave.

2. Krimet më të përhapura në Shqipëri janë ato të trafikimit të drogës, evazionit fiskal dhe kontrabandës (që ndihmohet nga puna e dobët e doganës).

3. Shqipëria shërben si një bazë operacionale e krimit të organizuar dhe organizatave të lidhura me to që operojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

4. Real Estate, zhvillimi i projekteve të biznesit dhe lojërat e fatit janënndër metodat më të mira që janë përdorur për të pastruar paratë.

Nuk ndjejmë asnjë kënaqësi kur çdo herë që kemi folur kemi pasur të drejtë. Këto ja nxijnë faqen Shqipërisë e ka vetëm një përgjegjës për këtë situatë, Edi Rama dhe sistemi kriminal që ka ngritur!