Ish-deputetja e PD-së, njëkohësisht sekretarja e marrëdhënieve me publikun ne PD, Grida Duma, është fotografuar mëngjesin e sotëm në krah të Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.
Nuk dihet aryesja e takimit, por disa ditë më parë, Borchardt tha se parlamenti është legjitim.
Ai gjithashtu deklaroi se nuk inkurajonte bojkotin e zgjedhjeve lokale nga asnjë parti.
Takimi u mbajt paraditen e sotme ne nje nga hotelet me emër në Tiranë.
"E kam mike të vjetër. Diskutuam për çështje të ndryshme", është shprehur Bernd Borchardt pas takimit, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.





