Minstri Sandër Lleshaj ka reaguar pas hedhjes së bojës në godinën e Ministrisë së Brendshme nga protestuesit e opozitës ditën e sotme.

Në një postim në Twitter, Lleshaj shkruan se ky është një veprim i Bashës ndaj një institucioni që e ka turpëruar më parë.

"Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij."