Protestuesit janë zhvendosur nga demonstrata përballë Kuvendit.

Të kryesuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët e tjerë të opozitës, protestuesit ndodhen momentalisht përballë godinës së Ministrisë së Brendshme.

Me thirrjet “lironi djemtë tanë”, protestuesit kanë rrethuar në këtë mënyrë godinën e Ministrisë së Brendshme.