Partia Socialiste e Durrësit, përmes një njoftimi në Facebook, fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë pasditen e së premtes, në orën 16.30, në takimin me kryeministrin Rama në kuadër të turit “Për bashkinë që duam”.

Takimi do të bëhet në sheshin para bashkisë së qytetit, pokërisht aty, ku 24 orë më pas, pasditen e së premtes, në orën 17.30, edhe PD ka thirrur një protestë popullore.

Duket se të dyja forcat politike do të angazhohen maksimalisht për të treguar ‘forcën’ në Durrës, përmes numrave në dy mitingjet.

Gjatë takimit në Durrës, kryeministri Rama mund të bëjë publik edhe emrin e kandidatit për kryetar bashkie në qytetin bregdetar, emër që deri më tani ka mbetur mister.

Postimi i PS Durrës: