Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi e cilësoi si një goditje të Ramës ndaj ish-ministrit, Ditmir Bushati shkarkimin 20 personave në Ministrinë e Europës dhe Punët e Jashtme.

Teksa ishte ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ai tha se pas lëvizjeve tek ministri e Jashtme qëndron kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se janë shtuar zërat kundër kryeministrit edhe brenda radhëve të PS-së.

"MEPJ-ja pësoi disa goditje edhe në kohën kur ministër ishte Ditmir Bushati. Vendimin për largimin e 20 personave e ka bërë Rama. Kjo është një goditje që i bëhet ministrit të larguar. Kjo për dy arsye: Për çështjen e kufijve ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm  nga kryeministri i tij, i cili e ka mbështetur i kësaj ideje. Ka zëra si ish-ministra dhe deputetë që janë shumë kritikë me Ramën. Ajo ministri ka degraduar, duke nisur nga personi që është ngarkuar me punë. Ai është caktuar aty për të mbështetur korrigjimin e kufijve", tha ai.