Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla edhe me tre muaj të tjerë. Hetimet për Llallën nisën më 1 mars 2018.
Ish-kryeprokurori Llalla akuzohet për një sërë veprash që nga fshehja e pasurisë, pastrimi i parave dhe për shpërdorim detyre në kohën që ka ushtruar detyrën e funksionarit publik në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
Nga ana tjetër ai ka bërë ankim në gjykatë kundër zgjatjes së afatit të hetimit, ndërsa kërkesa e Llallës pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bibë Ndreca.





