Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është vendosur shkarkimi i drejtorëve të dy institucioneve të rëndësishme të vendit, Dogana dhe Tatime.

Drejtoresha e Doganave, Belinda Ikonomi është shkarkuar nga detyra dhe do të bëhet zv.ministre e Ekonomisë, ndërsa në krye të Doganave do të jetë Arlind Gjokutaj.

Mësohet se gjatë mbledhjes është shkarkuar nga detyra, edhe drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero dhe do të emërohet Enton Duro, i cili ka qenë më parë drejtor në Ministrinë e Financave.