Banorët e Unazës së Re janë mbledhur në mbrëmje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kjo për shkak se në mbyllje të protestës tek Unaza (njohur si Astiri), policia ka shoqëruar 7 djem të rinj.

Në këto momente ata janë duke qëndruar në proteste pa afat tek policia duke kërkuar lirimin e personave të shoqëruar. Në mbështetje të tyre është dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Ai tha se policia ka marrë urdhër për të shuar protestën dhe për këtë shkak ka nisur arrestimet.