Një qytetar durrsak ka zgjedhur një mënyrë orgjinale për të protestuar në lidhje me vendimin e gjykatës. Mikel Sholla, së bashku me katër bashkëpronarë, kanë humbur pronën e tyre, pasi janë mashtruar nga ndërtuesi i pallatit që ka ndërtuar objektin në pronën e tyre. Sholla tregon se disa vite më parë, firma e ndërtimit u ka kërkuar truallin në këmbim të apartamenteve dhe dyqaneve që do t’u jepte, duke bërë edhe një kontratë për këtë marrëveshje.
Por disa vite më vonë, Sholla thekson se hyrjet qe ata prisnin t’i përvetësonin në bazë edhe të marrëveshjes, pronari i pallatit ua kishte shitur personave të tjerë. Disa kohë më parë, gjykata ua ka njohur pronën që duhet të merrnin Sholla dhe tre pjesëtarët e tjerë, ndërsa një vendim i fundit po e njëjta gjykatë e rrëzon këtë vendim duke i lënë pa pronë.
Godina ndodhet fare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ndërsa Sholla i është drejtuar Prokurorisë për Krimet e Rënda për të denoncuar gjyqtaret e Gjykatës se Apelit që rrëzuan vendimin e mëparshëm që kishin dhënë po vetë dhe konkretisht kryetari i kësaj gjykate, Desard Avdulaj.
K.H.





