Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca apelon dialog për politikën shqiptare në mënyrë që vendi të bëjë përpara në rrugën e integrimi europian.

Në një postim në “Twitter” me rastin e vizitës së përfaqësuesve të vendeve të BE në Tiranë, Soreca vlerëson progresin e bërë nga qershori i kaluar por thotë se mbetet ende punë deri në qershor kur pritet dhe vlerësimi për Shqipërinë.

“Shqipëria ka bërë progres domethënës që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për të bërë deri në qershorin e ardhshëm. Tani është koha që të kapërcehen dallimet partiake dhe të angazhoheni në dialog. Për të ruajtur interesat e shqiptarëve të cilët duan të vazhdojnë rrugën drejt BE-së”.