Gjatë takimit me mjekë dhe specialistë shërbimesh, kryeministri Edi Rama iu ka dhënë përgjigje edhe akuzave të bëra ditë më parë për shëndetin e tij.

Rama tha se nga konsultat e bëra rezultoi i suksesshëm përballë çfarë i kanë bërë, dhe sipas tij e njëjta gjë do ndodhë edhe me mjekët që janë goditur.

"Respekte për mjekët dhe mos u dorëzoni dhe kur ndjeheni keq nga sulmet që ju bëjnë ngushëllohuni duke më menduar mua. Mua mi bëjnë sulmet si person, por unë jam gjallë nuk kam ende nevojë për ju. Është e sigurt, kur realisht kam shkuar për të bërë konsultat reale, ato nuk dalin në kazan, dalin ato që nuk janë, unë konsultën e parë e bëj gjthmonë këtu, por nuk tregoj as ku e as se pastaj fillojnë fantazitë. Për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezultoj i suksesshëm përballë gjithë cfarë më bëjnë. Kujtohuni për këtë dhe mos e harroni kurrë Nicja, ai i Gjermanisë jo i Shijakut ka thënë: Çfarë nuk të vret të forcon. Dhe ju jeni sot më të fortë se çfarë ishit para se t’ju godisnin dhe shëndet do t’ju bëhet edhe ajo goditje si më është bërë mua".