Pavarësisht deklaratave se nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër, kreu i PD-së, Lulzim Basha duket se po e rikonsideron pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, me ish-grupin parlamentar dhe kryesinë e PD-së, Basha u bëri thirrje që të ketë një organizim sa më të mirë për protesta masive.

Por burime për Top Channel, konfirmojnë se Basha u ka kërkuar atyre që të jenë të përgatitur edhe për zgjedhje krahas organizimit të protestave.