Përveç disa futbollistëve në fund të kontratës, vala e “sakrifikimeve” mund të prekë edhe emra të rëndësishëm të ekipit. Njëri syresh është Frenk Kesi, i cili, përveç peshës ekonomike, merr shtysë edhe nga sherri i derbit për t’u larguar. Çështja është te paratë, por sigurisht që ndeshja ndaj Interit ndikon në përshpejtimin e aspekteve të bisedimeve.

Milani dhe Kesi nuk kanë qenë kurrë kaq larg sa sot, teksa bilanci mund të ndikojë për t’i larguar edhe me shumë palët. Milani në verë duhet të derdhë në arkat e Atalantës 22 milionë euro (20 + 2 bonus), një shumë që cilësohet si e majme, aq më tepër që në klub po mendojnë ta përdorin shifrën për kartonin e Bakajokos.

Duke qëndruar te debati i derbit me Bilian, dje agjentët e Kesit dhe të argjentinasit kanë qenë në “Casa Milan”. Krerët kuqezi i kanë informuar për një masë ndëshkimore (financiare) për të asistuarit e tyre, me shpresën që episode të tilla nuk do të shihen më në të ardhmen.