Nejmar është aktualisht në fazë rikuperimi dhe po pret të rikthehet në fushë. Çështja Rabio mbizotëron në klub dhe elemini nga Liga e Kampionëve dhemb ende. Mirëpo për të trazuar edhe më shumë situatën mendon braziliani.

Sipas asaj që raporton “AS”, Nejmar është grindur me presidentin Naser Al-Kelaifi dhe shkaku është bashkëpatrioti i tij, Dani Alvesh. PSG i ka rinovuar 35-vjeçarit rinovimin veëtm për 1 vit, me pagën që do të varet nga numri i ndeshjeve që do të luajë.

Kjo ofertë ka qenë zhgënjyese për Dani Alvesh dhe Nejmar ka ndërhyrë për t’i kërkuar klubit një zgjidhje, pasi sipas tij mbrojtësi i djathtë duhet të qëndrojë në Paris.

Në këtë veprim Nejmar ka mbështetje edhe trajnerin Tuhel, i cili nga ana e tij i ka theksuar presidentit rëndësinë e Dani Alveshit në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.