Tre adoleshentë kanë vdekur, pasi u shtypën teksa tentonin të hynin në një hotel për të festuar Ditën e Shën Patrikut në Irlandën e Veriut.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:30, kur teksa party po mbahej në hotelin Greenvale në Cookstown, një numër i madh njerëzish nxituan drejt derës së përparme. Dy djem të moshës 16 dhe 17 vjeç, si dhe një vajzë 17-vjeçare, u konfirmuan të vdekur.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Mark Hamilton, duke folur për mediat, tha se, “hetimet tona paraprake tregojnë se ka pasur një turmë të madhe të rinjsh që janë shtyrë drejt derës së përparme të këtij hoteli dhe tre të rinjtë kanë rënë dhe janë shtypur. Askush nuk i ka ndihmuar ata të çohen, por janë shkelur me këmbë nga turma”.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje pjesmarrësve të mos postojnë foto dhe video nga kjo ngjarje e rëndë.

Një tjetër vajzë, 16 vjeçe është në spital në një gjendje të qëndrueshme ndërsa dy të tjerë janë me lëndime të vogla.