Duglas Kosta, gjatë një interviste për kanalin e “Youtube” “De Sola”, flet për raportin e tij me Kristiano Ronaldon dhe dyshimet që braziliani kishte te portugezi kur erdhi në fillim:
“Kur flitej për blerjen e Kristianos, pyeta veten se si do të pritej në dhomën e zhveshjes. Është e vërtetë që duhet të jesh dashamirës, por të gjithë këtu luftojmë për një fanellë titullari. Kur erdhi mendoja se ishte më i miri në botë, pastaj zbulova se ishte një djalë shumë i thjeshtë, por edhe shumë konkurrues. I pëlqen të fitojë. Ishte pikërisht ajo që na mungonte. ”
“Një futbollist me mentalitetin tij na ka transmetuar shumë. Me ardhjen e tij, klubi është përmirësuar në çdo aspekt. Shënon gjithnjë, mbush stadiumin, i shtyn të gjithë të japin maksimumin. Përkrah tij gjithçka duket më e lehtë dhe e mundur. Ta kemi pranë nesh, mund të na ndihmojë që të shkruajmë historinë”.





