Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka dënuar ngjitjen e efektivëve të policisë në minaren e xhamisë në Tiranë për të vëzhguar nga lart protestën e djeshme të opozitës.
Shehu shkruan në Facebook se institucionet e kultit janë të paprekshme dhe të respektuara dhe për këtë kërkon një sqarim publik nga policia e shtetit.
POSTIMI I SHEHUT
Cfaqja edhe gjate protestes se djeshme ne Minarene e Xhamise e “hijeve te erreta”, me instrumenta se paku vazhgimi, kerkon nje sqarim publik.
Vertet kete here nuk u pane perseri grupe te tera te forcave te rendit mbi Xhami me pajisje speciale, por perseri….
Institucionet e kultit jane te pa prekeshme e shume te respektuara, edhe prej pozicionit te tyre mbi te gjithe.
Kjo nuk duhet cenuar ne asnje menyre.
Pergjegjesit duhet te reagojne!





