Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zbuluar identitetin e policit civil që goditi djalin e kryetarit të PD-së së Fierit, ish-deputetit Luan Baçi vetëm pse po filmonte policët që ndalonin protestuesit.

Sipas Zhupës, polici që sulmoi Bruno Baçin është Kreshnik Aliaj.

“Kreshnik Aliaj që shikoni ne foto, është operacionali i policisë që sulmoi i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin, djalin e kryetarit te PD Fier dhe ish-deputetit Luan Baci. Këta nuk janë polic që përfaqësojnë shtetin, këta janë polic që përfaqësojnë bandën në pushtet”, shkruan Zhupa.