Gjatë zhvillimit të protestës së opozitës së bashkuar, kryeministri Edi Rama duket se po përballet me një tjetër “protestë” në profilin e tij në “Facebook”, ku nuk ka kursyer përgjigjet ndaj replikuesve të tij.
Një prej tyre kritikonte qëndrimin e kryeministrit për t’u larguar nga Tirana teksa opozita protestonte.
“Një burrë shteti duhet të rri në fronin e tij, tregon që s’je njeriu duhur”, i shkruan një prej komentuesve, ndërsa në përgjigje Rama i shkruan se sot jetojmë në kohën e punës e jo të froneve.





