Protestë-marshimi i opozitës, që deri në orën 13:20 u karakterizua nga një atmosferë e qetë, pati tensionet e para. Të zhvendosur drejt godinës së Parlamentit në marshimin e tyre të tretë, protestuesit prishën traun në hyrje këtij institucioni, si dhe hodhën gurë në drejtim të kordonit policor.

Kjo mori menjëherë kundërpërgjigjen e policisë, e cila lëshoi gaz lotsjellës, duke shpërndarë turmën.