Protesta e opozitës së bashkuar ka bërë që Presidenti i Republikës Ilir Meta të ndërpresë vizitën zyrtare në Azerbajxhan. 

Presidenti Meta ka ndryshuar axhendën e tij dhe është kthyer mbrëmë në darkë nga Azerbajxhani ku ndodhej për një vizitë zyrtare. Mësohet se aktualisht Presidenti ndodhet në zyrë duke ndjekur nga afër situatën hap pas hapi.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat në një takim me operatorët turistikë.