Protesta e sotme me sa duket do jetë një marshim. Turma e protestuesve është ftuar për të marshuar rreth e rrotull Kryeministrisë si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët.
Ish-deputeti Flamur Noka ka marrë fjalën i pari në protestë dhe ka ftuar protestuesit të marshojnë. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të ikë, pasi nuk përfaqëson më popullin.
“Rama ik se nuk e përballon forcën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde. Rama ik! Populli shqiptar vendosi të shkruajë historinë e ve. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit i strehuar aty mori një mesazh dhe mesazhi çdo ditë kumbon Ramaik sepse nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo por je i rrethuar kudo nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e popullit tënd që e ke shkelur dhe varfëruar.
Vëllezër dhe motra kjo protestë do të jetë marshim, na ndiqni sepse ne do të tregojmë që dimë të protestojmë që përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetërimit. Rama ik! Populli ka folur. Nuk i përfaqëson ti dot më shqiptarët.
E morët vesh: marshim protestë!”, tha Noka.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita e bashkuar nisi protestën para godinës së Kryeministrisë në orën 11:00. Kjo është protesta e pestë nga 16 shkurti, por e dyta para Kryeministrisë. Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Gjithashtu opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.





